Vjenë, Austri | Vala e zezë pushtoi edhe Austrinë dhe futi në qoshe kancelarin popullor Karl Nehammer, humbësin e madh të këtij raundi zgjedhor, i cilësuar nga shtypi austriak si një “tërmet politik”.
Në vazhdën e përparimit të madh të AfD-së në Gjermani, FPO e ekstremit të djathtë, jo vetëm që bëhet partia kryesore në vendin alpin, por arrin një rezultat të paprecedentë prej gati 30% të votave, shumë më tepër se pritshmëritë e një dite më parë.
Madje duke fituar 13% krahasuar me zgjedhjet e fundit.
Me mbi 29% - sipas të dhënave të para të dala nga sondazhet - Partia e Lirisë së Austrisë tejkaloi 26.9% të marra në vitin 1999 nën drejtimin e z. Jörg Haider.
“Sot austriakët bënë histori: u shprehën qartë për ndryshim”, komentojnë udhëheqësit e partisë së drejtuar nga z. Herbert Kikl (Kickl).
Nga ana tjetër, Partia Popullore e OPV-së u shemb: Partia e kancelarit Karl Nehammer mori 26.2% të votave.
Z. Kristian Stokër (Stocker), sekretari i përgjithshëm, nuk e fsheh zhgënjimin e tij për një operacion për të rikuperuar votat e së djathtës, i cili përfundimisht dështoi.
Dhe, të paktën tani për tani, ai mbyll derën për një aleancë me ekstremistët e krahut të djathtë.
Por negociatat për qeverinë e re ende nuk kanë nisur.
“Është e qartë se jemi të zhgënjyer nga këto rezultate. Ne prisnim më shumë dhe tani duhet të reflektojmë se si të rifitojmë besimin e votuesve. Megjithatë - thekson ai - ne janë kundër koalicionit me Herbert Kickl”.
E majta mban por nuk e shfrytëzon klimën e polarizimit të madh elektoral.
SPO (Partia Socialiste Austriake) qëndron në 20.4%, një rënie e lehtë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
Z. Klaus Seltenheim, sekretari i përgjithshëm i partisë, u kufizua në ngritjen e alarmit në lidhje me bumin e ekstremit të djathtë.
“Sot - tha ai - është një ditë e zezë për demokracinë”, duke shtuar se është e nevojshme rilidhja me votuesit për të rikthyer besimin në institucionet demokratike.
Të Gjelbrit, deri tani në qeveri me OPV-në, po ecën keq gjithashtu, duke mos e kaluar 8.6% të votave.
Liberalët e Neos, po ashtu me 9.1% të votave.
Me këto shifra, duke përjashtuar në letër aleancën mes FPO dhe PPSH, krijimi i një koalicioni bëhet një ndërmarrje shumë e ndërlikuar.
Parlamenti që shkon sot në votime, nëse të dhënat konfirmohen, është shumë i fragmentuar, asnjë forcë politike nuk ka shumicë absolute.
E djathta ekstreme është forca e parë politike, me 57 mandate.
Partia Popullore e dyta me 51 mandate.
Socialistët të tretët me 41 mandate.
Të Gjelbrit dhe neo-liberalët janë të barabartë me 17 vende secili.
Bisedimet për formimin e një qeverie të mundshme do të fillojnë pra nesër, një detyrë e vështirë për presidentin Alexander Van der Bellen, i cili është kundër dhënies së besimit të drejtimit të ekzekutivit z. Kikl (Kickl).
Në këtë kontekst shumë të pasigurt, thashethemet për të ardhmen e z. Karl Nehammer pasojnë dukshëm njëra-tjetrën, por situata mbetet e rrjedhshme dhe konsultimet mund të zbulojnë zhvillime të papritura.
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar sesi Austria do t'i menaxhojë sfidat e saj të brendshme dhe marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare