top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALI: VDIQ XHEIMS HERISON (JAMES HARRISON); NJË NGA DHURUESIT MË TË MËDHENJ TË GJAKUT NË AUSTRALI | I NJOHUR PËR SHPËTIMIN E MË SHUMË SE 2 MILIONË FOSHNJAVE; DHUROI GJAK MË SHUMË SE 1100 HERË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Sidenei, Australi | Z. Xheims Herison (James Harrison), një nga dhuruesit më të mëdhenj të gjakut në Australi, i njohur për shpëtimin e më shumë se dy milionë foshnjave, vdiq në moshën 88-vjeçare.

 

Sipas organizatës Australian Red Cross Lifeblood, e cila, konfirmoi lajmin, plazma e z. Herison (Harrison) përmbante një antitrup të rrallë dhe të çmuar të njohur si Anti-D, që ndihmoi në parandalimin e sëmundjes hemolitike tek të porsalindurit.

 

Gjatë jetës së tij, ai dhuroi gjak më shumë se 1100 herë.

 

I quajtur “Njeriu me Krahun e Artë” ai vdiq në gjumë më 17 shkurt 2025, në një qendër për të moshuarit, në veri të Sidneit.

 

Misioni i tij për të dhuruar gjak nisi pas një ndërhyrjeje në mushkëri në moshën 14-vjeçare, pas së cilës iu desh të merrte disa transfuzione gjaku.

 

Kjo përvojë e shtyu atë të bëhej dhurues i rregullt i plazmës, duke nisur në moshën 18-vjeçare dhe duke vazhduar çdo dy javë deri në moshën 81 vjeç, i cili, është kufiri maksimal për dhurimin e gjakut në Australi.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page