Bolonjë, Itali | Aurora Tila, me moshë 14 vjeç u gjet e vdekur.
Ajo dyshohet se u hodh nga lartësia e një pallati, nga një individ me të cilin dyshohet se kishte raporte të karakterit sentimental, mëngjesin e 25 tetorit të vitit 2024, në rrugën “IV Novembre”, në Piaçenca (Piacenza).
Hetuesit italianë kanë siguruar edhe një video, ku shfaqet “dashnori” i saj duke e dhunuar.
Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, videoja është xhiruar rastësisht nga tre vajza në një stacion autobusi.
Aty shfaqet “dashnori” i saj, duke e tërhequr, goditur dhe fyer Aurorën, e cila në ato momente shpëton vetëm falë ndërhyrjes së bashkëmoshatarëve të saj.
Gjithashtu, hetuesit kanë arritur të zbardhin pjesërisht dinamikën e lëvizjeve të vajzës ditën e ngjarjes, para se të humbte jetën.
Sipas dëshmive, “dashnori” 15-vjeçar dallohej për xhelozinë e tij të tepruar.
Fqinjët e pallatit ku ndodhi ngjarja janë shprehur se nuk kanë dëgjuar ndonjë zhurmë të çuditshme apo thirrje për ndihmë.
Ai ka kërkuar ndihmë dhe ka raportuar për vdekjen e Aurorës pak pas orës 08.30.
Aurora u gjet në një pellg gjaku në tarracën e katit të pestë, pas një rënie nga 12 metra lartësi.
“As qiramarrësit e atij apartamenti, thotë Lorenza Dordoni avokatja e familjes, nuk dëgjuan ndonjë gjë”.
Aurora ishte 1.50 metra e gjatë me peshë 33 kilogramë dhe duke marrë parasysh këto karakteristika fizike të saj, sipas autoriteteve ishte e vështirë për të që të ngjitej vullnetarisht mbi parmakë 1.20 metra të lartë.
Edhe sikur të kishte tentuar, “dashnori” i saj ka pasur mundësitë për ta ndaluar.
Mediat italiane shtojnë se kohëve të fundit, Aurora shfaqej e pasigurt për jetën e saj. Frika e saj kishte ardhur pas ndërprerjes për herë të dytë lidhjen me 15-vjeçarin, në fillim të tetorit.
Ndërkohë, familja e Aurorës dhe autoritetet po presin rezultatet e autopsisë, të kryera nga mjeku Xhiovani Çeketo (Giovanni Cecchetto).
“Dashnori” 15-vjeçar po hetohet për vrasje me dashje.
Ai u arrestua pasditen e djeshme nga karabinierët e Piaçencës (Piacenza) të koordinuar nga prokuroria për të mitur të Bolonjës.
Ai u dërgua në burgun për të mitur “Pietro Siciliano”, në “via del Pratello”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント