Paris, Francë | Atleti amerikan Léon Markand (Marchand), katër herë kampion olimpik i notit në Lojërat Olimpike të Parisit, i vari një nga medaljet e tij në qafë një 14-vjeçari, të mbijetuar nga kanceri.
Notari katër herë kampion olimpik në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 vendosi një nga medaljet e tij të arta rreth qafës së Lukasit (Lucas), i mbijetuar nga kanceri.
Sipas rrëfimit të “La Dépêche du Midi” , adoleshenti 14-vjeçar ndodhet aktualisht në kryeqytet për të ndjekur garat olimpike me shoqatën e Toulouse “1 Maillot pour la vie”, duke përfshirë atletin Léon Markand (Marchand).
“Kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Takimi u zhvillua në klubin France, në një moment feste të notarëve francezë. Është dita më e lumtur e jetës sime”, tha Lukas (Lucas) për të përditshmen rajonale, pasi kaloi një moment të veçantë me atletin.
“Falënderojmë 1 Maillot pour la vie për bukurinë e momenteve dhe lumturinë e ofruar Lukasit (Lucas) në këtë ditë. Shoqata mund të jetë krenare për atë që u ofron fëmijëve, prindërve, familjeve megjithë vështirësitë jetësore të hasura”, siguroi babai i Lukasit (Lucas) përpara se të shtonte: “Ne kthehemi me mendjen plot me kujtime”.
Atleti Léon Markand (Marchand), 22 vjeç, fitoi jo më pak se pesë medalje gjatë kësaj olimpiade: katër të arta (400 metra të përzier, 200 metra flutur, 200 metra gjoks, 200 metra të përzier) dhe një bronz (4x100 metra të përzier).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments