Çelsi, Britani e Madhe | Pas dhisë, në urën Kju (Kew), në Çelsi (Chelsea) dy elefantë shikojnë njëri-tjetrin me feçkat e tyre duke u prekur.
Kapitulli i dytë i inkursioneve urbane të artistit Banksi (Banksy) u zhvillua në lagjen elegante të Londrës, në zonën Edith Terrace.
Shabllonet e zeza të kokave të dy pakidermave u shfaqën sot në dritaret false të një pallati.
Ashtu siç ndodhi dje, imazhet e veprës së re janë publikuar nga artisti në profilin e tij në Instagram dhe në faqen banksy.co.uk.
“Banksy's Safari”, kështu është emërtuar tashmë operacioni i nisur nga artisti më i famshëm i rrugës në botë, në forumin e të apasionuarve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments