Londër, Britani e Madhe | Një hyjlindëse (Madonë) me foshnjën e saj, në momentin kur ajo i ofron gjoksin për ta ushqyer me gji, por nuk mund ta bëjë këtë.
Është një imazh plot vuajtje që artisti Banksi (Banksy) krijoi dhe shfaqi në profilin e tij në Instagram.
Pak ditë para Krishtlindjeve, artisti ofron një pamje të re të Nënës së Zotit, e goditur në gjoks nga një plumb.
Një truk i krijuar falë një vrime të ndryshkur në gji. Është e paqartë se ku ndodhet vepra. Në postim, artisti i rrugës nuk ka shkruar asnjë detaj.
Nuk ka asnjë gëzim në atë që është ikonografia më e famshme në pamjet e krishtera.
Vepra shpaloset, siç supozojnë shumë, në situatën aktuale më të vrazhdë dhe shqetësuese; atë të luftërave në të cilat qindra fëmijë vdesin nga ushqimi i dobët ose nga bombardimet.
Dhe konkretisht, referenca mund të jetë për atë që po ndodh në Rripin e Gazës, ku ky lajm është i zakonshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments