Trapani, Itali | Njëzet e pesë punonjës policie të burgjeve, të akuzuar në pozita të ndryshme dhe në bashkëpunim për torturë, shpërdorim detyre ndaj të burgosurve të burgut Pietro Keruli (Cerulli) në Trapani dhe falsifikim ideologjik, u morën me masa parandaluese dhe ndaluese: 11 arrest shtëpie dhe 14 pezullime nga zyrat publike.
U lëshuan urdhëra kontrolli, për gjithsej 46 të dyshuar.
Hetimet nisën në vitin 2021.
Urdhri i gjyqtarit hetues të Trapanit, me kërkesë të prokurorisë, u krye nga njësia hetimore rajonale e policisë së vuajtjes së dënimit të Palermos, me ndihmën e disa departamenteve territoriale të koordinuara nga njësia e hetuesisë qendrore.
Hetimi nisi pas disa ankesave të bëra nga të burgosurit e IEVP Trapani, të cilët kishin pësuar keqtrajtime në vende pa kamera, të cilat, pasi u vendosën, kishin regjistruar dhunë të përsëritur nga oficerët ndaj të burgosurve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments