Fier, Shqipëri | Gjykata e Fierit shqiptoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” për z. Altin Kukaj (autorin e vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Roskovecit) dhe për tre nga bashkëpunëtorët e tij, konkretisht:
1- Z. Ervis Kukaj.
2- Z. Emauris Kukaj.
3- Z. Tomor Zykaj.
Seanca gjyqësore u zhvillua në masa të rrepta sigurie, ndërsa familjarë të palës akuzuese kanë qëndruar jashtë godinës së gjykatës në distancë.
Z. Altin Kukaj, së bashku me djemtë e tij, z. Ervis Kukaj dhe Emauris Kukaj, të tre banues në Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatike z. Lavdrim Kurtaj, me moshë 46 vjeç dhe z. Gramoz Kurtaj, me moshë 52 vjeç, për motive të dobëta, tre ditë më parë në fshatin Kurjan, të Roskovecit.
Dy vëllezërit Kurtaj u vranë me armë zjarri pas një konflikti me një prej djemve të autorit.
Fillimisht për vrasjen e vëllezërve Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj, u arrestua z. Altin Kuka, por hetimet paraprake penale zbuluan se ai nuk veproi i vetëm në krim.
Dyshohet se si bashkëpuntorë në kryerjen e vrasjes ka pasur dy djemtë e tij, z. Ervis dhe z. Emaurisio Kuka. Këtyre të fundit, gjatë tentativës për arratisje strukturat vendore të Policisë së Shtetit iu gjetën edhe iu sekestruan një armë zjarri të shkurtër (pistoletë).
Burime nga grupi hetimit thanë se në vendngjarje janë gjetur vetëm gëzhoja të armës automatike që z. Altin Kuka e dorëzoi kur shkoi vetë në komisariat pas krimit.
Arma e dyshuar si përdorur në aktin e vrasjes do t`i nënshtrohet ekspertizës dhe do të zbardhë se kush i vrau vëllëzërit Kurtaj edhe pse vrasjen e ka marrë përsipër z. Altin Kuka.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários