ARREST ME BURG PËR GAZETARËT ERGIS NOKA; DRIN VJERDHA; KRISTOFOR PANDELEJMONI; MARIO ÇERRA | PËRDORNIN REDAKSINË E NJË PORTALI LAJMESH PËR SHITJE DROGËRASH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 19, 2024
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm e Tiranës shqiptoi masat e sigurimit arrest në burg për:
1- Z. Ergis Noka;
2- Z. Drin Vjerdha.
3- Z. Kristofor Pandelejmoni.
4- Z. Mario Çerra.
Ata u arrestuan disa ditë më parë.
Ata punonin në një portal lajmesh si gazetarë. Gjatë kontrollit fizik në ambienetet e redaksisë u gjetën drogëra sintetike (ekstazi), të cilat, shiteshin në zonën e ish-Bllokut (lokalet e natës).
Sipas hetimeve të prokurorisë furnizimi vinte nga Kosova dhe Serbia.
Ekstazia shitej 10 mijë lekë të vjetra me çmim shumice, ndërsa 1 tabletë e vetme (me çmim pakice) shitej 30 mijë lekë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments