Himarë, Shqipëri | Z. Arqile Bollano u zgjodh me votat e Këshillit Bashkiak të Himarës si kryetar i Bashkisë Himarë.
Zgjdhja e tij erdhi pas dorëheqjes së kryetares së komanduar Blerina Bala.
Mbledhja u shoqërua me diskutime dhe në fund Këshilli Bashkiak i Himarës votoi Arqile Bollanon si kryetar të përkohshëm.
Znj. Bala qëndroi si kryetare e komanduar për 2 muaj.
Ajo e mori detyrën e kryetares pas arrestimit të z. Jorgo Goro me akuzën e tjetërsimit të dy pronave.
Kryetari i zgjedhur më 14 maj 2023 për bashkinë e Himarës, z. Fredi Beleri ndodhet në burg i akuzuar për blerje votash me pare kesh dhe me premtime të lloj-llojshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit