top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ARLIND BUSHATI VDIQ NË SPITAL: NUK I MBIJETOI DOT SULMIT KRIMINAL ME ARMË ZJARRI | VRASJA E TIJ ISHTE E PARALAJMËRUAR.

Shkodër, Shqipëri | Z. Arlind Bushati, u qëllua me plumb në kokë, teksa gjendej në një automjet me z. Hamza Lici.

 

Ai u transportua për në spital, por nuk mbijetoi dot.

 

Z. Arlind Bushati djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike të Shqipërisë për tu zgjedhur kryetar i Bashkisë së Shkodrës, z. Xhemal Bushati.

 

Kumtohet se një automjet u ka zënë pritë z. Hamaza Lici dhe z. Arlind Bushati, në afërsi të kryqëzimit të “5 Heronjve”, rreth orës 15:50.

 

Atentatorët shtinë me breshëri automatiku, ndërsa në vendngjarje janë gjetur me dhjetëra gëzhoja.

 

Vrasja e 23-vjecarit Lici dhe 32-vjecarit Bushati është një ngjarje e paralajmëruar.

 

Disa javë më parë, z. Arlind Bushati u kërcënua me jetë në pedonalen e Shkodrës.

 

Dy veta me motomjet i janë afruar pranë tavolinës, kanë nxjerrë një armë zjarri, por nuk shtinë mbi të.

 

Ai kreu denoncim në polici. Motivet nuk dihen. Autorët nuk janë identifikuar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page