ARJAN BALLA (I NJOHUR EDHE SI TAHIR KARAJ) U DËNUA ME 17 VJET BURG | AKUZOHET PËR VRASJEN E ANASTASSIOS DELIS-it.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 10, 2024
- 1 min read
Londër, Britani e Madhe | Z. Arjan Balla, me moshë 41 vjeç, në vitin 2006 ndoqi dhe sulmoi biznesmenin Anastassios Delis.
Akt kriminal ngjau në një kantier ndërtimi në Kuinsuei, Sauthemptoun (Queensway, Southampton).
Z. Balla i shkaktoi atij një dëmtim të rëndë në tru, duke e lënë atë në koma, derisa vdiq në vitin 2017, në moshën 68-vjeçare.
Pas vdekjes së biznesmenit, autoritetet britanike e akuzuan z. Arjan Balla për vrasje nga pakujdesia dhe gjatë hetimeve u zbulua se ai përdorte identitet të rremë.
Z. Balla kishte përdorur emrin Tahir Karaj në kohën e veprës penale dhe u dënua me tre vjet burgim në vitin 2007, nga të cilat, vuajti një vit para se të dëbohej në Shqipëri.
Pas hetimeve nga autoritetet e Hempshaiërit (Hampshire), Agjencia Kombëtare e Krimit, Interpoli dhe autoritetet shqiptare, në muajin janar të vitit 2024 zbuluan identitetin e tij të vërtetë.
Ai ishte Arjan Balla.
Ai u arrestua kur mbërriti në aeroportin Stenstid (Stanstead) vetëm tre ditë më vonë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments