Buenos Aries, Argjentinë | Ministria e Sigurisë së Argjentinës, e kryesuar nga Petrishë Bullriç (Patricia Bullrich), njoftoi se nesër (25 tetor 2025) do të shpallë njëkohësisht me vende të ndryshme emrin e kreut operacional të Hezbollahut në Amerikën Latine, si dhe pjesëmarrësit kryesor dhe përgjegjës për operacionet e rekrutimit dhe planifikimin e aksioneve të shumta terroriste.
Ky është një person që mori pjesë në sulmet në Amia dhe ambasadën izraelite midis viteve 1992 dhe 1994, të cilat, shkaktuan 113 të vdekur civilë dhe rreth 500 të plagosur.
Ndër autorët kryesorë të dy sulmeve ishte Salman Raouf Salman, i njohur edhe si Samuel Salman El Reda.
Ka një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për libanezin nga autoritetet amerikane, të cilat e akuzojnë atë si koordinator i aktivitetit terrorist të Hezbollahut në hemisferën perëndimore.
Për Uashingtonin, El Reda kryeson Organizatën e Sigurisë së Jashtme të Hezbollahut (ESO).
ESO është përgjegjëse për planifikimin, koordinimin dhe ekzekutimin e sulmeve terroriste ndërkombëtare të grupit.
Një tjetër anëtar kyç i logjistikës së sulmeve ishte z. Hussein Ahmad Karaki, i njohur gjithashtu si Saad Ezzeddine, i cili, udhëhoqi ekzekutimin e masakrës së Amisë.
Sipas Ministrisë së Sigurisë së Argjentinës ky njoftim ka një rëndësi të barabartë me vdekjen e z. Hasán Nasrallah në procesin e çmontimit të Hezbollahut dhe zbulimit të rrjetit të tij dhe mbështetësve të tij me dokumentacion mbështetës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments