top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARGJENTINA PËRFSHIU HAMASIN NË LISTËN E GRUPEVE TERRORISTE | DEKRETI PRESIDENCIAL DO TË BOTOHET MË 17 KORRIK 2024 ME RASTIN E 30 VJETORIT TË MASAKRËS MBI SELINË E AMIA-s.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Buenos Aries, Argjentinë | Qeveria argjentinase po përgatitet të përkujtojë 30 vjetorin e sulmit terrorist në selinë e Shoqatës së Ndërsjellë Izraelite Argjentinase (Amia) - që ndodhi më 18 korrik 1994 në Buenos Aires, duke shkaktuar 85 të vdekur dhe qindra të plagosur - me përfshirjen e organizatës. Hamas në listën e grupeve terroriste.

 

Sipas shtypit lokal, Hamasi tashmë është përfshirë në regjistrin publik të personave dhe subjekteve të lidhura me aktet e terrorizmit dhe financimin e tij nën emrin e Lëvizjes së Rezistencës Islamike (Harakat al-Muqawama al-Islamiya), në bazë të një bashkëpunimi të Ministrisë së Drejtësisë me atë të Punëve të Jashtme dhe atë të Sigurimit.

 

Nisma do të zyrtarizohet me publikimin e një dekreti të presidentit Javier Milei, më 17 korrik 2024, në prag të tridhjetëvjetorit të masakrës së Amisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page