top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ARGJENTINË: U ARRESTUA I ARRATISURI I BRIGADAVE TË KUQE LEONARDO BERTULACI (BERTULAZZI) I DËNUAR 27 VJET BURG PËR RRËMBIM + SHOQATË SUBVERSIVE + BANDË TË ARMATOSUR.

Romë, Itali | I arratisuri i Brigadave të Kuqe Leonardo Bertulaci (Bertulazzi) u arrestua në Argjentinë dhe do të ekstradohet në Itali pas heqjes së statusit të refugjatit që mori në vitin 2004.

Ai duhet të kryejë 27 vjet burg për rrëmbim, shoqatë subversive dhe bandë të armatosur.

 

I arratisur që nga viti 1980, ai ishte ndër ata që ishin përgjegjës për rrëmbimin e inxhinierit Piero Kosta (Costa), në Xhenovë (Genova), në vitin 1977.

 

Rrëmbimi kishte për qëllim marrjen e mjeteve financiare për të subvencionuar veprimtarinë terroriste; 50 milionë lireta u përdorën për të blerë apartamentin në via Montalcini 8, në Romë, ku z. Aldo Moro mbahej i burgosur për periudhën e rrëmbimit të tij.

 

Policia e Argjentinës ka kryer masën kufizuese në prani të inteligjencës italiane dhe drejtuesve të operatorëve të forcave të policisë që shërbejnë pranë Drejtorisë Qendrore të Policisë së Parandalimit, Digos së Xhenovës (Genova), dhe Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, të pranishëm në Buenos Aires prej disa javësh.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page