top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARGJENTINË | PRESIDENTI JAVIER MILEI: DO TË MBAJ DEKLARATË MBI ISHUJT FOLLKLLEND (FALKLAND).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 1 min read

Buenos Aires, Argjentinë | Presidenti Javier Milei njoftoi se do të mbajë një fjalim në të gjitha rrjetet televizive për t'i ofruar publikut detaje të mëtejshme mbi progresin diplomatik të arritur nga qeveria në mbrojtjen e sovranitetit të Ishujve Follkllend (Falkland).


Vendimi i presidentit Milei për t'iu drejtuar publikut vjen menjëherë pas komenteve të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dje, kur ai iu përgjigj një pyetjeje të entit mediatik britanik “Bbc”, në lidhje me një rishikim të mundshëm të pozicionit historik të neutralitetit të Uashingtonit në mosmarrëveshjen e sovranitetit midis Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar mbi Ishujt Follkllend (Falkland).


Presidenti Tramp (Trump) deklaroi se ishte një nga shumë pozicionet që mund të rishikoja.


Qeveria e presidentit Javier Milei duket se po përfiton nga tensionet aktuale politike dhe diplomatike midis Uashingtonit dhe Londrës.


Presidenti Milei tha në një intervistë radiofonike se deklarata e presidentit Tramp (Trump) mbi ishujt Follkllend (Falkland)-Malvina përfaqëson diçka shumë të fortë në lidhje me kauzën më të rëndësishme dhe të shenjtë për argjentinasit.


Fjalimi, pritet të mbahet të enjten në mbrëmje, sipas një deklarate nga presidenca.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page