Uashington, Amerikë | Ajo konsiderohet arma kombëtare e Shteteve të Bashkuara, më e përhapura në të gjithë vendin, me një vlerësim prej mbi 40 milionë copësh të shitura.
Ajo është protagonistja e shumicës së masakrave masive që kanë përgjakur SHBA-në.
Ar-15, pushka e përdorur të shtunën nga njëzet vjeçari Tamës Methju Kruks (Thomas Matthew Crooks) në sulmin ndaj kandidatit presidencial Danlld Tramp (Donald Trump), është shumë më tepër se një armë, është simboli i asaj pjese të Shteteve të Bashkuara që mbështet shitjen e lirë të armëve.
Pak më shumë se një vit më parë ajo u shfaq edhe si një gjilpërë në xhaketat dhe lidhjet e disa anëtarëve republikanë të Kongresit pikërisht për të rifilluar të drejtën e amerikanëve për të mbajtur armë.
E prodhuar për herë të parë në fund të viteve 1950, pushka gjysmë automatike fillimisht kishte përdorim ushtarak dhe më pas u bë më e përhapura për përdorim civil.
Emri rrjedh nga kompania prodhuese - ArmaLite - ndërsa 15 tregon numrin e modelit të pushkës, e pesëmbëdhjeta për të qenë të saktë.
Projekti u shit gjatë viteve te Colt - i vetmi sot që mund të prodhojë këtë model specifik - ndërsa kompani të tjera prodhojnë të ashtuquajturin “stili Ar-15” siç duket të jetë ai i përdorur nga sulmuesi i Pensilvanisë.
Është kaq e përhapur në SHBA saqë mund të gjeni të gjitha llojet e modeleve dhe çmimeve, të kompletuara me një shoqatë të dedikuar Ar-15 Owners of America.
Arma sulmuese shfaqet ndër ato më të përdorurat në masakrat masive në Shtetet e Bashkuara. Sepse ka mundësinë të ketë karikatorë shumë të mëdhenj - deri në 100 plumba - dhe për shkak të përhapjes së tij të gjerë në vend, ku mund të blihet për pak më shumë se 1000 dollarë.
Pushka me një goditje mund të shkrepë deri në 60 të shtëna në minutë, duke qenë në të gjitha aspektet shumë të ngjashme me ato të furnizuara për forcat e armatosura.
Marsin e kaluar, 28-vjeçarja Odri Elizabet Heill (Audrey Elizabeth Hale) përdori një Ar-15 për të vrarë tre fëmijë, drejtorin, kujdestarin dhe një mësuese zëvendësuese në Shkollën e Konventës në Neshvaill (Nashville).
Por e njëjta armë u përdor edhe në masakrën e shkollës fillore të Sendi Hukut (Sandy Hook), në Konektikat, në vitin 2012 ku mbetën 28 të vdekur, ose në të shtënat në Las Vegas në vitin 2017, të cilat i kushtuan jetën 60 vetave.
Emri i armës shfaqet në shumë të shtëna masive të tjera në Amerikë, aq sa për dhjetë vjet, nga viti 1994 deri në 2004, shitja e saj u ndalua nga presidenca Klinton.
Ndalimi, megjithatë, nuk u rinovua, duke shkaktuar rritje të shitjeve gjatë 20 viteve të fundit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments