Tiranë, Shqipëri | Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurimit vetjak “arrest shtëpie” për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe njëkohësisht deputetin nën hetim penal Sali Berisha
Masa e sigurimit e shqiptuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u la në fuqi edhe për z. Jamarbër Malltezi (dhëndëri i z. Berisha).
Z. Berisha dhe z. Malltezi janë në hetim penal paraprak për dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Njoftim | Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në njoftim zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments