top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ANTERIO KALOSHI KËRKOI TË DILTE NGA REGJIMI PENITENCIAR 41 BIS | GJKKO I HODHI POSHTË KËRKESËN PROCEDURIALE PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 28, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) rrëzoi kërkesën proceduriale penale të z. Anterio Kaloshi për shfuqizimin e vendimit që e ka futur nën regjimin e posaçëm penitenciar 41 Bis.

 

Kërkesa proceduriale penale u parashtrua nëpërmjet avokatit të tij. Sipas avokatit për z. Kaloshi janë përdorur mjete jashtë ligjore.

 

Z, Kaloshi është i dënuar me burgim të përjetshëm.

 

Kërkesa për shfuqizim u mbështet mbi pretendimet e z. Kaloshi se ai nuk ka shfaqur as rrezikshmëri dhe nuk ka kryer shkelje penale apo administrative brenda ambienteve të institucionit të ekzekutimit të vendimit penal.


Gjykata pasqyroi disa informacione te klasifikuara si sekret shtetëror, që shprehnin situacione mbi z. Kaloshi brenda ambienteve te burgut.

 

Z. Kaloshi i duhet të qëndrojë 1 vit në burgun e Peqinit, në regjimin 41-bis.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page