top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ANIJA RUSE E MALLRAVE URSA MAJOR U MBYT NË DETIN MESDHE | DY MARINARË TË ZHDUKUR + 14 TË SHPËTUAR NË SPANJË.

Moskë, Federata ruse | Anija ruse e mallrave Ursa Major, e cila, hamendësohet se ishte dërguar nga Moska për të evakuuar armët dhe pajisjet nga Siria, u mbyt në brigjet e Mesdheut për shkak të një shpërthimi në dhomën e motorit.

 

Njësia e krizës e Ministrisë së Jashtme ruse tha këtë në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve Tass.

 

Anija ruse e mallrave Ursa Major, në pronësi të kompanisë SK-Yug, u mbyt në ujërat ndërkombëtare të Detit Mesdhe pas një shpërthimi në dhomën e motorit.

 

Katërmbëdhjetë nga 16 anëtarët e ekuipazhit (të gjithë shtetas rusë) u shpëtuan dhe u dërguan në portin e Kartagjenës në rajonin spanjoll të Murcias nga shërbimi i shpëtimit”, thuhet në deklaratë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page