ANDERLEKT (ANDERLECHT); MBRETËRIA E BELGJIKËS | BEKIM HALILAJ (ME MOSHË 29 VJEÇ NGA KUKËSI) U GJET I VARUR NË NJË TABELE PËRGJATË NJË AKSI RRUGOR (AUTOSTRADË) NË DATËN 28.09.2025.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 3
- 1 min read

Anderlekt (Anderlecht), Mbretëria e Belgjikës | Strukturat vendore të Policisë kumtuan se:
1- Z. Bekim Halilaj, me moshë 29 vjeç, nga Kukësi, u gjet i varur në një tabele përgjatë një aksi rrugor (autostradë), në datën 28.09.2025, pranë zonës së Anderlektit (Anderlecht).
Ai konsiderohet subjekt që i përket Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner që ka vepruar në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.
Në vitin 2017, z. Halilaj ishte arrestuar së bashku me:
1- Z. Nuri Muçmataj.
2- Z. Fitim Halilaj.
3- Z. Tamas Hela.
Ata u konsideruan tregtarë kokaine.
Policia vendore u sekuestroi:
1- Kokainë me vlerë 140 mijë paund.
2- Pare të thata (180 mijë paund).
Ndaj tyre u shqiptuan 32 vjet heqje lirie.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments