top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ANËTARI I BANDËS KRIMINALE SUEDEZE FOXTROT I NJOHUR ME NOFKËN DYBALA U ARRESTUA NË IRAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 15
  • 2 min read
ree

Stokholm, Mbretëria e Suedisë | Një 27-vjeçar i dyshuar si anëtar i rangut të lartë i bandës kriminale Foxtrot që vepron në Suedi është arrestuar në Irak.


Transmetuesi suedez “SVT” e raporton këtë lajm, duke specifikuar se i arrestuari me nofkën “Dybala”, përshkruhet si një figurë kyçe brenda bandës, i afërt me udhëheqësin e saj Raua Maxhid (Rawa Majid), dhe është i lidhur me disa vrasje në valën e dhunës që ka përfshirë Suedinë vitet e fundit.


Ai besohet të jetë përgjegjës për urdhërimin e vrasjes së një babai të tre fëmijëve në Skurup”, sipas entit mediatik “SVT”.


Arrestimi thuhet se u zhvillua javët e fundit në Erbil, Kurdistani irakian, nga policia lokale e sigurisë.


Dybala” kërkohet ndërkombëtarisht nga Interpoli dhe policia suedeze.


Sipas informacionit të dhënë për entin mediatik “SVT”, arrestimi u iniciua nga policia irakiane dhe autoritetet në Stokholm u informuan për arrestimin e tij.


Ai është me origjinë nga Bagdadi dhe shtetas irakian.


Në vitin 2015, ai kërkoi azil në Suedi, por kërkesa e tij u refuzua.


Disa vjet më vonë, ai u deportua pasi u dënua për një vepër të rëndë penale me armë në vendin skandinav.


Pasi mbërriti në Irak, ai thuhet se formoi një aleancë me bandën kriminale të Mustafa “Benzema” Aljiburi, i cili, ashtu si ai, përdor një referencë futbolli si pseudonim.

Dhelpra Kurde dhe kreu i bandës Foxtrot Raua Maxhid (Rawa Majid). (Fotografi nga Policia suedeze).
Dhelpra Kurde dhe kreu i bandës Foxtrot Raua Maxhid (Rawa Majid). (Fotografi nga Policia suedeze).

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page