Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat rajonale të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore arrestuan:
1- Punonjësin e Policisë së Shtetit, Albano Rustemi.
Ai akuzohet si i përfshirë drejtpërdrejtë me grupet e strukturuara kriminale që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike në zonën e jugut të Shqipërisë, të cilat, i furnizonte me informacion.
Ai merrte shuma të mëdha parash në këmbim të rolit të tij si anëtar i grupeve të strukturuara kriminale në bazë të shitjes së sasisë së hashashit.
Madje ka dyshime se ai ishte i përfshirë edhe në aktivitetin e jashtëligjshëm duke ndihmuar emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin, apo kontrabandën e mallrave.
Hetimet vijojnë për identifikimin e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal pasi ka dyshime që kishte bashkëpunëtorë edhe kolegë të tjerë police.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments