top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKA BESON SE UDHËHEQËSI I HAMASIT JAHJA SINUAR (YAHYA SINWAR) ËSHTË GJALLË DHE KA TË NGJARË TË FSHIHET NË NJË TUNEL NËNTOKËSOR NË GAZA ME PENGJE ATY PRANË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara besojnë se udhëheqësi i Hamasit, Jahja Sinuar (Yahya Sinwar) është gjallë dhe ka të ngjarë të fshihet në një tunel nëntokësor në Gaza me pengje aty pranë”, tha i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Bret Mek’Gërk (Brett McGurk).

 

Jahja Sinuar (Yahya Sinwar) mbetet vendimmarrësi. Ai mbetet - ne besojmë - i gjallë dhe në një tunel nën Gaza, me pengje dhe ndoshta me pengje aty pranë”, tha ai.

 

Ky është përditësimi më i detajuar mbi statusin e z. Sinuar (Sinwar) nga një zyrtar i lartë amerikan në javët e fundit.

 

Në ditët e fundit, z. Sinuar thuhet se ka rivendosur kontaktet me zyrtarët e Hamasit jashtë Gazës, pas më shumë se një muaji që ata nik kishin dëgjuar prej tij.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page