
Uashington, Amerikë | Ish-deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë (PSSh) Andis Harasani vdiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai vuante nga kanceri.
Ai ishte me origjinë iraniane, nga një familje kolone e cila u vendos në trojet arbërore pas masakrave që kryen pushtuesit osmanë mbi shqiptarët vendalinj (arbërorët) në atë territor që njihet si Tirana e sotme.
Ai ishte politikan opozitar me strukturat aktuale drejtuese të PSSh-së.
Në familjen e ngushtë ai la pas bashkëshorten dhe dy pinjollë (djalë + vajzë.
Njoftim | “Te dashur familjare e miq,
Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone.
Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit.
Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke.
Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara.
Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë! Detaje per ceremonine e lamtumirse fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim”, shkruan bashkëshortja e tij Suela Harasani në një shënim të botuar në rrjetin social virtual “Facebook”.
Shënim: Çdo gabim drejtshkrimor në përmbajtjen e mësipërme nuk është i Agjencisë Telegrafike Vox (Voks).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments