top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

AMERIKË: U ARRESTUA ERALD ALIMEHMETI NGA TIRANA | AKUZOHET SI MBËSHTETËS I SHTETIT ISLAMIK.

Jorku i Ri, Amerikë | Një shqiptaro-amerikan u arrestua në Jorkun e Ri, i akuzuar si i përfshirë në përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik të Irakut dhe al-Sham (ISIS).




 

Ai akuzohet se shpërndante udhëzimeve dhe informacioneve në lidhje me prodhimin e eksplozivëve.

 

Z. Erald Alimehmeti, me moshë 33 vjeç, me origjinë nga Tirana, ish-banor në Bronksin e Jorkut të Ri u zhvendos në Shqipëri në vitin 2014.

 

Ai u arrestua nga autoritetet shqiptare të hetimit penal dhe u burgos në fund të vitit 2015 deri në 2019 dhe përsëri nga fundi i 2020 deri në 2022 për shkelje penale që lidhen me armët e zjarrit.

 

Sipas një njoftimi zyrtar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë ai krijoi dhe përdori llogari të shumta në internet, në aplikacione të koduara të mesazheve, dhe në faqet e internetit të mediave sociale për të komunikuar me të subjekte të tjerë rreth planifikimit dhe trajnimit për sulme kriminale në emër të Shtetit Islamik.

 

Ai akuzohet për tentativë për të ofruar mbështetje materiale për ISIS, e cila dënohet maksimalisht me 20 vjet burg, dhe një akuzë për shpërndarje të informacionit në lidhje me eksplozivët, pajisjet shkatërruese dhe armët e shkatërrimit, i cili dënohet gjithashtu maksimalisht me 20 vjet burg.

 

Task Forca e Përbashkët e Terrorizmit e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Jorkun e Ri, e cila, përbëhet kryesisht nga agjentë dhe analistë të FBI-së dhe detektivë nga Departamenti i Policisë së Jorkut të Ri e ka rastin e tij në hetim paraprak

 

Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare e Departamentit të Drejtësisë, Hetimit të Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe partnerët e zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe Australi, përfshirë Departamentin e Prokurorit të Përgjithshëm Australian, po japin ndihmë të vlefshme në hetimet paraprake ndaj tij”.

 

Ndihmës-prokurorët e SHBA-së, Nicholas S. Bradley dhe Jane Y. Chong për Distriktin Jugor të Nju Jorkut po ndjekin penalisht çështjen, me ndihmën e prokurores gjyqësore Jessica K. Fender e Seksionit të Kundër-terrorizmit të Divizionit të Sigurisë Kombëtare”.

 

Një kallëzim penal është thjesht një pretendim. Të gjithë të pandehurit prezumohen të pafajshëm derisa të provohet fajësia përtej çdo dyshimi të arsyeshëm në një gjykatë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Ndërkohë, më herët edhe i vëllai i z. Alimehmeti ishte arrestuar për terrorizëm.

 

Në vitin 2016, po në Jorkun e Ri u arrestua Sajmir Alimehmeti, i cili në atë kohë ishte 22 vjeç.

 

Ai u arrestua i akuzuar si simpatizant i Shtetit Islamik.

 

Sipas entit mediatik Associated Press, i arrestuari Sajmir Alimehmeti përshkruhet në dokumentet e gjykatës së distriktit të Manhatanit si një mbështetës përsëritës i Shtetit Islamik (ISIS) prej vitit 2014”.

 

Sipas autoriteteve amerikane - të cituara nga enti mediatik Associated Press – z. Alimehmeti u përpoq të kërkonte ndihmë për të udhëtuar nga Jorku i Ri drejt Sirisë për të luftuar për Shtetin Islamik. Ai kishte tentuar dy herë të tjera të udhëtonte në drejtim të Sirisë, por nuk ia kishte dalë”.

 

Byroja Federale e Hetimit (FBI) kishte informacione të mëparshme për z. Sajmir Alimehmeti dhe për përpjekjet e tij për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.

 

Vitin e kaluar, ai ishte ndaluar dy herë në Britaninë e Madhe, prej nga mendohej se do të udhëtonte drejt Lindjes së Mesme për t’iu bashkuar ISIS.

 

Ai ishte ndaluar në Mançestër dhe në aeroportin më të madh të Londrës, Hithrou (Heathrow), ku pas kontrolleve ii shin gjetur në çantë rroba kamuflazhi dhe një pajisje që përdoret për artet marciale.

 

Më pas, ishte marrë vendim që ai të këthehej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Arrestimi i z. Alimehmeti, i cili, njihej me emrin izlamik “Abdul Qawii” u realizua pas infiltrimit të një agjenti të FBI-së në apartamentin e tij, në Bronks, të Jorkut të Ri.

 

Agjenti i infiltruar e kishte parë atë duke luajtur video të ISIS-it, për të cilat, z. Alimehmeti thoshte se e mbanin të motivuar ndërsa stërvitej.

 

Në vitin 2019 Gjykata Federale e Qarkut të Manhatanit e dënoi z. Sajmir Alimehmeti me 22 vjet burg, pasi u deklarua fajtor për akuza penale që lidhen me bashkëpunimin me grupe terroriste.

 

Gjykatësi Paul A. Engelmayer, e quajti atë një “bombë me sahat që mund të shpërthente shumë shpejt”.


Njoftim | Damian Williams, Prokurori i Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të Nju Jorkut; James E. Dennehy, Ndihmës Drejtor përgjegjës i Zyrës së Fushës së Nju Jorkut të Byrosë Federale të Hetimit (FBI); dhe Rebecca Weiner, Zëvendës Komisionerja e Inteligjencës dhe Kundër Terrorizmit për Departamentin e Policisë së Nju Jorkut (NYPD), njoftuan sot se Erald Alimehmeti u arrestua në lidhje me një ankesë që akuzon Alimehmeti për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik të Irakut dhe al-Sham (ISIS) dhe shpërndarjen e informacionit udhëzues në lidhje me prodhimin e eksplozivëve.

 

Alimehmeti u paraqit sot para gjykatësit të magjistraturës amerikane Stewart D. Aaron dhe urdhëroi ndalimin.

 

Prokurori i SHBA Damian Williams tha: “Siç pretendohet, Erald Alimehmeti shpërndau - në kanalet pro-ISIS- dhjetëra materiale udhëzuese, duke përfshirë ato që ai personalisht i krijoi, që përshkruajnë trajtimin e armëve të zjarrit dhe prodhimin e eksplozivëve të veçantë.


Alimehmeti gjithashtu dyshohet se diskutoi planifikimin dhe trajnimin për sulme terroriste në emër të ISIS, dha udhëzime se si të spërkateshin eksplozivët mbi njerëzit e pafajshëm dhe shkoi aq larg sa të pretendonte se është koha për gjenocid.


Përgëzoj partnerët tanë të zbatimit të ligjit dhe prokurorët e karrierës së kësaj Zyre, të cilët punuan pa u lodhur për të zbuluar dhe penguar aktivitetet e supozuara terroriste të Alimehmetit”.

 

Ndihmësdrejtori i ngarkuar i FBI-së, James E. Dennehy tha: “Erald Alimehmeti jo vetëm që dyshohet se u përpoq të ofronte mbështetje materiale për ISIS-in duke u përpjekur të rekrutonte dhe trajnonte ata që ai besonte se ishin individë me mendje në internet, por gjithashtu ndau në mënyrë të përsëritur udhëzime të shumta se si të bënte eksploziv për përdorim në një sulm terrorist.


Fatmirësisht, për shkak të përkushtimit dhe vendosmërisë së Forcës së Përbashkët të Terrorizmit të Nju Jorkut, Alimehmeti u ndal para se të arrinte qëllimet e tij të liga.


FBI New York, NYPD dhe të gjithë partnerët e zbatimit të ligjit në JTTF vazhdojnë të jenë të paepur në misionin tonë për të mbrojtur vendin tonë nga kushdo që përpiqet të shkaktojë dhunë dhe kaos në emër të terrorizmit”.

 

Zëvendëskomisionerja e NYPD Rebecca Weiner tha: “Siç vazhdojmë të shohim, tentimi i supozuar për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë të caktuar terroriste zakonisht ka vetëm një rezultat: Arrestimin. Unë përgëzoj NYPD-në dhe të gjithë anëtarët e JTTF të Nju Jorkut të FBI-së, për fokusin e tyre të palëkundur në mbajtjen e qytetit të Nju Jorkut dhe kombit tonë të sigurt. Në botën e sotme pa kufij, siguria publike kërkon nivelin e punës ekipore që përcakton këtë dhe të gjitha hetimet tona të përbashkëta”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page