top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKË: ISH-PRESIDENTI XHIMI KARTËR (JIMMY CARTER) VDIQ NË MOSHËN 100-VJEÇARE | ISHTE PRESIDENTI I 39-të: NDËRMJETËS I PAQES NË LINDJEN E MESME NË KOHËN E TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 29, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Ish-presidenti amerikan Xhimi Kartër (Jimmy Carter) vdiq sot në moshën 100-vjeçare.

 

Këtë ngjarje - sipas mediave ndërkombëtare - e ka konfirmuar i biri i tij, Çip Kartër (Chip Carter), i cili, bëri me dije se ish-presidenti Kartër (Carter) vdiq në shtëpinë e tij në Plains.

 

Ish-presidenti Xhimi Kartër (Jimmy Carter) njëherësh fitues i Çmimit Nobel për Paqen, mbetet një figurë historike e SHBA-ës, që jo vetëm udhëhoqi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 1977 deri në vitin 1981.

 

Pas përfundimit të mandatit të tij shërbeu me përkushtim për çështjet humanitare dhe të drejtave të njeriut.

 

Ai ishte presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, një ndërmjetës i paqes në Lindjen e Mesme në kohën e tij.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page