AMBASADORJA E SHTETIT TË IZRAELIT E AKREDITUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË GALIT PELEG DHA NJË INTERVISTË TELEVIZIVE NË MEDIA SHQIPTARE: NJIHUNI ME LIGJËRATËN E SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 17
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Ambasadorja e Shtetit të Izraelit, e akredituar në Republikën e Shqipërisë, Galit Peleg, dha një intervistë televizive për entin mediatik shqiptar “Euronews Albania”.
“Shikoni, nuk është nevoja që Shqipëra të bombardohet nga Irani.
Nëse ata arrijnë kapacitetin, ju kërcënojnë. Mjafton t’ju kërcënojnë.
Para dy vitesh e gjysmë, ose tre, ju sulmuan kibernetikisht dhe u përpoqën të shkatërronin shërbimet tuaja digjitale.
Nëse mund t’ju kërcënojnë në mënyra të ndryshme për të ndikuar në qëndrimet tuaja në çështje të ndryshme, ata mund ta mbajnë gishtin në këmbëz dhe t’ju vënë në presion.
Dhe pyetja është çfarë do të bëni ju?
Nëse Izraeli është objektivi i Iranit, pse Irani po zhvillon raketa balistike që shkojnë dy herë më larg se Izraeli?
Qartazi, kjo do të thotë se Izraeli nuk është synimi i tyre i fundit.
Edhe Shqipëria mund të jetë në rrezik.
Nuk është vetëm Perëndimi në rrezik nga ky shtet.
Çdo shtet mund të kërcënohet nga ky regjim nëse ai ka mjetet.
Prandaj, qëllimi është që ai regjim të mos i ketë këto kapacitete.
Operacioni u koordinua me amerikanët. Kemi marrëdhënie të mira me ta. Morëm mbështetje përmes furnizimeve të ndryshme nga ana e tyre.
Çdo gjë është e hapur, s’ka asgjë për të fshehur. Izraeli ka qenë kreu i këtij sulmi, dhe kushdo që do t’i bashkohet është i mirëpritur.
Eliminimi i liderit suprem të Iranit nuk është një prej objektivave të përcaktuara në këtë sulm.
Objektivat janë ushtarakë.
Qëllimi, siç ju thashë, është të shkatërrojmë mundësitë e tyre për pasurimin e uraniumit dhe kapacitetet e tyre balistike.
Por, megjithatë, nëse gjatë rrugës ndryshon diçka, mendoj se do të ishte një bonus, jo vetëm për Izraelin dhe pjesën tjetër të botës, por edhe për vetë iranianët.
Megjithatë, ky nuk është një prej objektivave tona”, tha Ambasadorja Galit Peleg në fjalën e saj televizive.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Yorumlar