top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMBASADORI I SHBA-ës NË IZRAEL MAIK HAKËBI (MIKE HUCKABEE): SHBA-ës DO TË SHPËRNDAJNË NDIHMA USHQIMORE NË GAZË PA IZRAELIN | IZRAELI NUK KA KOMENTUAR MBI KËTË NJOFTIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se Izraeli nuk do të marrë pjesë në planin për shpërndarjen e ndihmave ushqimore në Rripin e Gazës, ku ushqimi ka qenë në mungesë që kur Izraeli vendosi të ndalojë të gjitha dërgesat më shumë se dy muaj më parë.

 

Izraelitët do të përfshihen në ofrimin e sigurisë së nevojshme ushtarake, sepse kjo është një zonë lufte, por ata nuk do të përfshihen në shpërndarjen e ushqimit apo transportimin e tij në Gaza”, tha ambasadori i ShBA-ës në Izrael, Maik Hakëbi (Mike Huckabee), në një konferencë për shtyp.

 

Siguria në pikat e shpërndarjes do të sigurohet nga kontraktorë privatë, ndërsa ushtria izraelite do të ofrojë siguri nga distanca për t'i mbrojtur ato nga luftimet e vazhdueshme”, shpjegoi ambasadori Hakëbi (Huckabee).

 

Izraeli nuk ka komentuar mbi këtë njoftim.

 

Duke pretenduar se nuk ka krizë humanitare në Gaza, Izraeli thotë se bllokada, e vendosur më 2 mars të vitit 2025, synon të detyrojë Hamasin të lirojë pengjet e mbajtura ende atje që nga sulmi terrorist i lëvizjes islamiste palestineze më 7 tetor të vitit 2023.

 

Për javë të tëra, zyrtarët e OKB-së dhe të OJQ-ve kanë paralajmëruar për mungesa të ushqimit, ilaçeve dhe karburantit në territorin palestinez, ku ndihma është jetike për 2.4 milionë njerëzit e mbetur në Rripin e Gazës pas më shumë se 19 muajsh lufte.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page