Tiranë, Shqipëri | Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Nikoles Abët (Nicholas Abbott) dha mesazhin e tij të parë mas marrjes së detyrës.
Në fjalimin që e nis dhe e mbyll në gjuhën shqipe, ambasadori Abët (Abbott) shprehet se ka mision për ta çuar bashkëpunimin dhe partneritetin mes dy palëve në nivel tjetër.
“Unë jam (Nikoles Abët, shënim, red) Nicholas Abbott, ambasadori i ri britanik në Shqipëri dhe jam shumë i gëzuar të jem këtu për një kapitull të ri të marrëdhënieve Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar.
Jam këtu për të ngritur partneritetin tonë në lartësi të reja.
Ne kemi një themel të fortë, ndaj le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme së bashku. Ide më të mëdha, lidhje më të forta, të ardhme të ndritur. Një partneritet i vërtetë.
Ky është misioni ynë. Siç e dini, Rajoni ma ka fituar zemrën dhe Shqipëria është në zemër të rajonit.
Heroi juaj kombëtar, Skënderbeu, është shembull i jashtëzakonshëm i dashurisë dhe dedikimit të palëkundur për vendin e tij, duke mishëruar frymën e patriotizmit dhe guximit për të mbrojtur atë që beson.
Kemi evente emocionuese në horizont.
Mbretëria e Bashkuar është mik i angazhuar për Shqipërinë. Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë në përmbushjen e potencialit të saj.
E di që shumë prej hush, sidomos të rinjtë keni shpresa të mëdha për të ardhmen.
Në muajt e ardhshëm do të më shihni duke eksploruar vendin tuaj të bukur, nga qytetet e zhurmshme te malet mahnitëse, tek bregdeti i mrekullueshëm, me qëllim t’ju njoh ju, njerëzit që e bëjnë Shqipërinë një vend kaq të veçantë.
Le të punojmë së bashku për të krijuar mundësi të reja. Mirë se ju gjeta”, mbyll mesazhin ambasadori Abët (Abbott).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments