top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

AMBASADORI I RI I MBRETËRISË SË BASHKUAR NË SHQIPËRI DO TË JETË NIK ABËT (NICK ABBOTT): KAPITULL I RI NË MARRËDHËNIET MES REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË BASHKUAR.

Tiranë, Shqipëri | Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri do të jetë Nik Abët (Nick Abbott).

 

Ambasada britanike thekson se me marrjen e detyrës nga ambasadori Nik Abët (Nick Abbott) nis një kapitull i ri në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Shqipërisë.

 

Kjo shënon edhe avancimin e marrëdhenies nga miq në partnerë për progres, duke nënkuptuar një partneritet të fortë dhe dinamik”, ambasada britanike.

 

Ambasadori Abët (Abbott) do të udhëheqë përpjekjet tona për të thelluar bashkëpunimin, duke u fokusuar në mundësitë dhe sfidat e përbashkëta.


Nga rritja ekonomike tek shkëmbimi kulturor, jemi të angazhuar për të krijuar përfitime konkrete për të dy vendet.


Së bashku, ne mund të arrijmë përparim të jashtëzakonshëm dhe të formësojmë një të ardhme më të ndritur për vendet tona”, tha ambasada britanike.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page