top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMBASADORI I DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EUROPIAN NË SHQIPËRI SILVIO GONXATO (GONZATO) I BËRI TË QARTË PARTISË PUSHTETMBAJTËSE SE ME REFORMËN NË DREJTËSI NUK MUND TË LUAJË ASKUSH.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonxato (Gonzato), ja ka bërë edhe një herë të qartë z. Fatmir Xhafaj se nuk mund të luajë me reformën gjyqësore, e njohur edhe reforma në drejtësi.

 

Sot Kuvendi dhe Komisioni Antikorrupsion mbajtën një aktivitet me temë “Shqipëria 2030 në BE”, ku folën shumë personalitete.

 

Ambasadori Gonxato e bëri të qartë se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, teksa po ashtu kërkoi konsensus politik.

 

Një tjetër kritikë e tij për z. Xhafaj kjo, për shkak se komisioni antikorrupsion vijon punën vetëm me anëtarët e shumicës politike në pushtet.

 

Parimi udhëheqës duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Shqipëria është angazhuar qartë të forcojë pavarësinë e magjistratëve dhe sistemi prokurorisë e gjyqësor për të konsoliduar llogaridhënien në të gjitha nivelet. Është thelbësore që ekuilibrat institucionalë ekzistues dhe ndarja e pushteteve të garantohen plotësisht.


Mirëpres miratimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe jam krenar që kemi ndihmuar. Ata mund të mbështeten në shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, ku është proces mbarëshoqëror, transformues”, tha ambasadori Gonxato.

 

Institucionet kanë përgjegjësi të mobilizojnë të gjitha burimet për të ecur para në mënyrë vendimtare. Dy muaj më parë çelëm bisedimet për grupkapitullin e themeloreve.


Kjo nënkupton se institucionet shqiptare duhet të japin rezultate për një grup reformash që përbëjnë shtyllën për integrimin në Bashkimin Europian.


Pas një viti shpenzuar me autoritet shqiptare, duke analizuar kuadrin ligjor, Bashkimi Europian ka përcaktuar qartë se kush janë reformat që udhën arritur në këto fusha.


Fokusi kryesor i Shqipërisë është ti zbatojë këto reforma. Ky nuk është proces ku plotësojmë disa kuti, kur Bashkimi Europian monitorin progresin në raport nuk sheh vetëm strategjitë, por nëse reformat janë zbatuar, masat janë ekzekutuar. Ne jemi për të ndihmuar financiarit dhe për të siguruar që teknikisht është kështu”, tha ambasadori Gonxato.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page