AMBASADORI I BASHKIMIT EVROPIAN SILVIO GONXATO (GONZATO): KA INFORMACIONE SE NË DURRËS DHE NË FIER BANDAT KRIMINALE SYNONIN TË NDIKONIN VOTUESIT; INSTITUCIONET I PËRGËZOJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 12
- 1 min read
Updated: May 22

Tiranë, Shqipëri | “Isha edhe në Durrës sepse ka pasur informacione sa u përket bandave, ka pasur edhe informacione edhe për në Fier, vendosa që të vija edhe në Fier.
Janë autoritetet që do hetojnë, ne po shikojmë situatën”, tha një deklaratë për mediat, ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gonxato (Gonzato).
“Kemi një mesazh për zgjedhësit, dita sotme është e rëndësishme. Shqiptarët të dalin dhe të votojnë.
Sot nuk po bëj vëzhgim zgjedhor, po shkoj në qendra të ndryshime votimi se si po ecën votimi.
Misioni i OSBE/ODHIR po bëjnë vëzhgim të thellë të zgjedhjeve, çdo lloj raportimi do të analizohet.
Do të jetë ky raport që do orientojë analizën që do ti bëjmë ne Shqipërisë.
Erdha në Fier për tu takuar me Prokurorinë e Fierit dhe SPAK për të parë punën që po bëjnë kjo për arsye sepse doja të shikoja në mënyrë të veçantë se si po ecën zbatimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut por edhe KQZ-së.
Isha i impresionuar nga bashkëpunimi i mirë, këto institucione po bëjnë më të mirën”, tha ai.
Pse zgjodhët pikërisht Fierin?
“Nuk doja të mbeteshim në Tiranë. Isha edhe në Durrës sepse ka pasur informacione sa u përket bandave, ka pasur edhe informacione edhe për në Fier, vendosa që të vija edhe në Fier. Janë autoritetet që do hetojnë, ne po shikojmë situatën”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments