top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

AMBASADORI I BASHKIMIT EUROPIAN SILVIO GONXATO (GONZATO) UROI POPULLIN SHQIPTAR PËR FESTËN E FLAMURIT DHE TË PAMVARËSISË.

Tiranë, Shqipëri | Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonxato (Gonzato) uroi Popullin shqiptar për festën e flamurit dhe të pamvarësisë.

 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale virtuale, z. Gonxato thotë se ky përvjetor e gjen Shqipërinë me çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë.

 

Ai shton se ka shumë sfida përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap.

 

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian. Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap”, shkruan ambasadori Gonxato.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page