Tiranë, Shqipëri | Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonxato (Gonzato) mori pjesë në Tirana Connectivity Forum ku ritheksoi mbështetjen e paprecedentë të Bashkimit Europian në këtë fushë, duke përfshirë 9 miliardë € të mobilizuara përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe 6 miliardë euro të caktuara për rajonin nëpërmjet Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes.
Ambasadori Gonxato (Gonzato) tha se të dy këto instrumente financiare pasqyrojnë angazhimin tonë për të ndihmuar më tej reformat e lidhura me Bashkimin Europian dhe ngushtimin e hendekut socio-ekonomik midis rajonit dhe BE-së.
“Duke investuar në fusha kyçe si dixhitalizimi, energjia dhe transporti, ne jo vetëm që po përmirësojmë lidhshmërinë, por gjithashtu po hapim rrugën për një Evropë më të fortë dhe më të qëndrueshme”, tha ambasadori Gonxato (Gonzato).
“Lidhshmëria është shumë më tepër se thjesht infrastrukturë; ka të bëjë me krijimin e partneriteteve të qëndrueshme të cilat mbështesin paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments