top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ALI KHAMENEI: TË ORGANIZOHEN DEMONSTRATA POLITIKE GJATË PELEGRINAZHIT TË HAXHIT PËR TË MOHUAR PAGANËT (IZRAELIN DHE AMERIKËN).

Teheran, Iran | Udhëheqësi iranian Ali Khamenei ka kërkuar që të organizohen demonstrata politike gjatë pelegrinazhit të Haxhit për të mohuar paganët, duke iu referuar Izraelit dhe SHBA-së.

 

Këto tubime politike janë ndaluar nga Arabia Saudite vitet e fundit, sepse konsiderohen si demonstrata politike që zhvillohen gjatë një ngjarjeje fetare.

 

Sot në mëngjes një grup pelegrinësh iranianë zhvilluan demonstrata në shkretëtirën Arafat në Arabinë Saudite, duke thirrur: “Poshtë Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, ata janë armiq të Zotit”, duke u bërë thirrje të gjitha vendeve të ndërpresin marrëdhëniet me shtetin hebre.

 

Këtë vit, demonstrata kundër paganeve është shumë më e rëndësishëm se tragjeditë në Gaza”, nënvizoi z. Khamenei, duke bërë thirrje që të gjitha qeveritë dhe kombet të bëjnë presion mbi xhelatët izraelitë dhe mbështetësit e tyre.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page