
Algjer, Algjeri | Një fushatë e gjerë është nisur në Algjeri për të rregulluar mediat sociale virtuale me qëllim që të kundërshtohet përhapja e përmbajtjes që konsiderohet vulgare dhe imorale.
Disa influencues janë arrestuar, disa prej të cilëve, tashmë janë dënuar me burg.
Dje, gjykata e Ain El Kebira, në provincën lindore të Sétif-it, dënoi influencuesen Dounia Staifia me pesë vjet burg dhe një gjobë prej 100000 dinarë algjerianë (rreth 750 euro), sipas raporteve të mediave lokale, përfshirë gazetën në gjuhën arabe “El Khabar”.
Akuzat përfshijnë krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes vulgare, shitja e imazheve imorale dhe ndërmjetësimi i akteve imorale.
Autoritetet kanë njoftuar veprime të mëtejshme ligjore dhe po kryejnë hetime për të identifikuar dhe ndëshkuar shkelësit e normave morale online.
Një tjetër rast i rëndësishëm është ai i znj. Uahida (Wahida) Garrouj, një ish-Miss Algjeria, e arrestuar pasi shpërndau një video ku shihet duke sulmuar menaxherin e saj.
Hetimet nga shërbimet e sigurisë zbuluan se gruaja e kishte joshur viktimën, e kishte rrëmbyer dhe sulmuar në shtëpinë e saj dhe e kishte filmuar për të pasur një mjet presioni.
Gjithashtu nën hetim janë edhe Çerina (Chérine) dhe bashkëshorti i saj, i njohur si Dandu (Dandou) ose “Gjeli”, të cilët, po hetohen për nxitje të dyshuar për shthurje, si dhe influencuesi Kuku El Kirç (Koukou El Kirch) ose “Peshkaqeni”, i cili, u arrestua për përmbajtje që u konsiderua në kundërshtim me parimet etike të vendit, duke përfshirë një puthje në gojë, dhënë drejtpërdrejt një miku të tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments