top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ALBA ADRIATIKA (TERAMO) | NJË MAKINË E DREJTUAR NGA NJË I MOSHUAR HYRI NË PLAZH; KATËR VETA MBETËN TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 17, 2025
  • 1 min read

Teramo, Itali | Tragjedia u shmang me vështirësi në Alba Adriatika, në provincën e Teramos, ku, papritur, një makinë u përplas në plazh mes pushuesve.


Në makinë ndodheshin dy turistë që jetonin në Romë, shoferi 83-vjeçar dhe gruaja e tij 81-vjeçare.


Katër persona përfunduan në spital me lëndime dhe trauma: një grua 63-vjeçare dhe një djalë 18-vjeçar që ndodheshin në plazh, përveç dy bashkëshortëve.


Karabinierët dhe policia lokale e Alba Adriatikës po punojnë për dinamikën e aksidentit.


Aksidenti ndodhi në mëngjes. Me sa duket, i moshuari humbi kontrollin e makinës, e cila, fillimisht hyri në verandën e resortit bregdetar “Alba Beach” dhe më pas, pasi përplasi disa vazo të mëdha lulesh, përfundoi në plazh midis çadrave dhe shezlongjeve.


Zjarrfikësit dhe policia ndërhynë në vendngjarje, përveç personelit të 118-ës, të cilët, ndihmuan të plagosurit.


Zjarrfikësit e repartit Nereto (Teramo) i ofruan ndihmë personelit mjekësor dhe nxorën makinën duke përdorur vinçin e një automjeti fuoristradë të dërguar në vendngjarje nga Komanda e Teramos.


Ndërhyri edhe autoriteti portual.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page