top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ALARMI I OKB-së: GRATË E FSHIRA NGA JETA PUBLIKE NË AFGANISTAN | SËMUNDJET MENDORE JANË NË RRITJE; SHTATZËNITË ADOLESHENTE JANË RRITUR ME 45%.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jorku i Ri, Amerikë | Tre vjet sundim taleban në Afganistan kanë çuar në fshirjen e grave nga jeta publike.

 

Deri më sot, asnjë grua afgane nuk ka një pozicion udhëheqës që i lejon asaj të ushtrojë ndikim politik, qoftë në nivel kombëtar apo provincial.

 

Dhe edhe kur gratë janë të angazhuara në strukturat talebane, roli i tyre është në thelb të monitorojnë respektimin e dekreteve diskriminuese nga ana e grave të tjera.

 

Kjo është ajo që dëshmon raporti i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore, gjinia dhe fuqizimi i grave (UN Women) mbi situatën e grave dhe vajzave që kur autoritetet de facto morën pushtetin në muajin gusht të vitit 2021.

 

Ky fshirje politike reflektohet edhe në nivel social, pasi 98% e grave të intervistuara nga agjencia e OKB-së besojnë se kanë ndikim të kufizuar ose aspak në vendimet e marra brenda komunitetit të tyre.

 

Për më tepër, përqindja e grave që mendojnë se kanë një rol në vendimet e marra në familjen e tyre është ulur me pothuajse 60% në vitin e fundit.

 

Dikur një grua afgane mund të vendoste teknikisht të kandidojë për presidente. Sot, ato mund të mos jenë në gjendje të vendosin as kur të shkojnë në pazar”, shpjegoi Ellisoun Devidien (Alison Davidian) nga Un Women.

 

Shëndeti mendor është i dobët ose shumë i dobët dhe 8% thanë se njihnin të paktën një grua apo vajzë tjetër që kishte tentuar të vetëvritej.

 

Znj. Devidien (Davidian) arriti në përfundimin se kufizimet e talebanëve ndaj grave dhe vajzave do të ndikojnë në brezat që do të vijnë.

 

Analiza jonë tregon se deri në vitin 2026, lënia e 1.1 milion vajzave jashtë shkollës dhe 100000 gra do të rezultojë në një rritje prej 45 përqind të shtatzënive adoleshente dhe një rritje prej 50 përqind të vdekshmërisë amtare”, tha ajo.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page