top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

AKUZA E IMZOT VIGANOS: PAPA FRANÇESKU ËSHTË TIRAN NË KRYE TË KISHËS KATOLIKE.

Uashington, Amerikë | Një ish-diplomat i Kishës Katolike dhe kritik i ashpër i Papa Françeskut akuzon Vatikanin se po e çon në gjyq për mohimin e legjitimitetit të Papës.

 

Imzot Karlo (Carlo) Maria Viganò, 83 vjeç, ultra-konservator, që ka mbajtur postin e  ambasadorit  të Vatikanit në SHBA, nga viti 2011 deri në vitin 2016, thotë se Departamenti i Doktrinës në Selinë e Shenjtë e ka thirrur për t’i komunikuar akuzat.

 

Imzot Viganò pretendon se Dikasteri për Doktrinën e Besimit ka ngritur ndaj tij akuza për kryerjen e krimit të përçarjes - domethënë përçarjen e kishës katolike.

 

Ai akuzohet edhe për mohimin e legjitimitetit të Atit të Shenjtë dhe për refuzimin e Këshillit të Dytë të Vatikanit në vitet 1960, i cili e futi kishën në një rrugë modernizimi.

 

Kryepeshkopi italian në pension thotë se ky është një gjykim penal jashtëgjyqësor, një proces i përshpejtuar.

 

Unë i konsideroj akuzat kundër meje si një nder”, tha ai përpara se të niste një varg kritikash ndaj Papës.

 

Imzot Vigano nuk bie dakord me thirrjen e Papa Françeskut për të mirëpritur migrantët pa dokumente, enciklikat e tij për ndryshimet klimatike dhe autorizimin e bekimeve për çiftet e të njëjtit seks, dhe e akuzon atë për promovimin e aleatëve të tij.

 

Unë mohoj, hedh poshtë dhe dënoj skandalet, gabimet dhe herezitë e Jorge Mario Bergolios (Bergoglio), i cili manifeston një menaxhim absolutisht tiranik të pushtetit”, shkroi ai, duke iu drejtuar Atit të Shenjtë me emrin që mbante gjatë zgjedhjes si kreu i Kishës Katolike.

 

Në vitin 2018, Imzot Viganò, i mbështetur nga një fraksion ultra-konservator i kishës amerikane, bëri thirrje që Françesku të jepte dorëheqjen.

 

Ai e akuzoi atë se kishte injoruar akuzat për sulme seksuale kundër kardinalit të atëhershëm të lartë amerikan, Theodor Mek Kerik (Theodore McCarrick), i cili u shkarkua nga Papa një vit më pas.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page