top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKTORI TOM KRUIZ (CRUISE) U DEKORUA ME MEDALJEN E LARTË TË MARINËS AMERIKANE PËR FUQIZIMIN ME ANËTARËSI TË USHTRISË ME ROLET E TIJ NË FILMA.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Londër, Britani e Madhe | Top Gun” imagjinar më i famshëm në botë është tani një hero detar i dekoruar.

 

Tom Cruise iu dha nderimi më i lartë civil i Marinës së SHBA-ës të martën për kontributet e jashtëzakonshme në Marinën dhe Trupat e Marinës me filmin “Top Gun” dhe me filma të tjerë.

 

Aktori Kriuz (Cruise), i cili ka punuar në Mbretërinë e Bashkuar, iu dha Çmimi i Shquar i Shërbimit Publik nga Sekretari i Marinës amerikane Karlos (Carlos) Del Toro në një ceremoni në Longcross Studios afër Londrës.

 

Aktori 62-vjeçar tha se ishte krenar që mori mirënjohjen e jashtëzakonshme, e cila, erdhi me një medalje dhe një certifikatë.

 

Unë i admiroj të gjithë ushtarakët dhe ushtaraket”, aktori tha Kruiz (Cruise).

 

Unë e di në jetë, diçka që është shumë e vërtetë për mua, është që të drejtosh, është të shërbesh. Dhe këtë e di në thelb. Dhe këtë e shoh te ushtarakët dhe gratë”, tha ai.

 

Marina tha se aktori Kruiz (Cruise) kishte rritur ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e publikut për personelin tonë shumë të trajnuar dhe sakrificat që ata bëjnë ndërsa ishin në uniformë.

 

Top Gun”, filmi i suksesshëm i vitit 1986 për aktet fluturuese të Luftës së Ftohtë, e bëri aktorin Kruiz (Cruise) një yll dhe nxiti një rritje në regjistrimin ushtarak. Marina madje ngriti tavolina rekrutimi në teatro.

 

Interesi u rinovua me vazhdimin e vitit 2022 “Top Gun: Maverick”, në të cilin personazhi i aktorit Kruis (Cruise) udhëzoi një brez të ri aviatorësh elitarë.

 

Marina tha se vazhdimi sjelli nostalgji tek audiencat më të vjetra dhe ringjalli mendjet e anëtarëve më të rinj të audiencës, të cilët, në mënyrë efektive synonin interesin e një audiencë më të re në grupet e aftësive dhe mundësitë që Marina mund të ofrojë.

 

Ai u vlerësua gjithashtu për rolet e tij në filmat “Born on the Fourth of July”, “A Few Good Men” dhe “Mission: Impossible”.

 

Aventura e radhës në ekran e aktorit Kruiz (Cruise) “Mission: Impossible: The Final Reckoning”, pritet të shfaqet në muajin maj të vitit 2025.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page