top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKTORI AMERIKAN STEVEN SEAGAL THOTË SE ËSHTË GATI TË VDESË PËR PUTININ: KJO ËSHTË RAPORTUAR NGA GAZETA KIEV INDEPENDENT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 13, 2024
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Aktori amerikan Steven Seagal, me moshë 72 vjeç, ka njoftuar në një dokumentar të ri se është gati të luftojë për presidentin rus Vladimir Putin dhe të vdesë nëse është e nevojshme.

 

Kështu shkruan portali ukrainas Kiev Independent, duke kujtuar se z. Seagal, i cili, fitoi famë si një yll aksioni në vitet '80 dhe '90, ra në dashuri me Rusinë dhe Putinin, pasi karriera e tij në Haollivud (Hollywood) mori të tatëpjetën.

 

Aktori mori nënshtetësinë ruse në vitin 2016, dhe më pas u emërua nga Ministria e Jashtme ruse si “përfaqësues Special për Lidhjet Kulturore midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, trashëgimisë kulturore dhe historike në një kapacitet vullnetar”, në vitin 2018.

 

Aktori Seagal e ka lavdëruar vazhdimisht Rusinë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës dhe ishte një nga të paktët të famshëm perëndimorë që dëshmuan inaugurimin e Putinit në mandatin e tij të pestë në muajin maj të vitit 2024.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page