top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKTIVISTËT E VATAN PARTISI (PARTIA PATRIOTIKE) E AFËRT ME RUSINË MBULUAN ME KAPUÇ USHTARIN AMERIKAN NË IZMIR PAS MBËRRITJES SË USS WASP NË EGJE | 15 TË ARRESTUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 2, 2024
  • 2 min read
ree
Aktivistët turq kapën një ushtar amerikan në Izmir në shenjë proteste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Uashington, Amerikë | Disa aktivistë turq, me orientim nacionalist dhe të afërt me euroazianizmin, mbuluan me kapuç një ushtar amerikan në rrugë në Izmir, një qytet në brigjet e detit Egje, duke organizuar një protestë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Ne i kemi vënë një çantë në kokë një ushtari amerikan që punon në anijen më të madhe sulmuese amerikane, USS Wasp”, thuhet në një mesazh në rrjetin social virtual Iks (X) nga Unioni Rinor i Turqisë (TGB), një organizatë e afërt me partinë e Vatan Partisi (Partia Patriotike), e njohur për qëndrimet e saj ultra-nacionaliste, antiimperialiste dhe të afërta me Rusinë.

 

Në videon e publikuar së bashku me mesazhin, shihen të paktën 6 të rinj duke bllokuar një person, të identifikuar nga Tgs si ushtar amerikan, më pas i vendosin kapuç dhe thërrasin: “Janki (Yankee) shko në shtëpi”, ndërsa disa prej të pranishmëve përpiqen të ndërhyjnë për të ndaluar veprimin.

 

Ne do t'ju mirëpresim ashtu siç e meritoni sa herë që të shkelni në këto troje”, thuhej në mesazh, duke akuzuar SHBA-në se kanë në duart e tyre gjakun e ushtarëve tanë dhe mijëra palestinezëve.

 

Siç njoftoi ambasada amerikane në Turqi, anija USS Wasp ka mbërritur sot në portin e Izmirit pasi ka kryer një mision stërvitor me dy anije ushtarake turke.

 

Aktivistët e TGB kanë organizuar shpesh protesta të ngjashme me ato të sotmet në të kaluarën dhe që nga viti 2011 të paktën 7 ushtarë amerikanë janë mbuluar me kapuç në disa qytete turke.

 

Pesëmbëdhjetë pjesëmarrësit në aksion janë arrestuar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page