AKT KRIMINAL NË LEZHË: ZYRËS SË NOTERIT FRAN GJONI IU VENDOS LËNDË PLASËSE | FRAN GJONI ËSHTË VËLLAI I KRYETARIT TË PDSH-së PËR LEZHËN DHE ISH-GJYQTARIT GJIN GJONI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 26, 2025
- 1 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, iu vendos lëndë plasëse.
Zyra noteriale ndodhet në qendër të Lezhës, pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.
Z. Fran Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili, aktualisht është pjesë e strukturave politike të PDSh-së (kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet i subjektit politik në fjalë).
Nga shpërthimi janë shkaktuara dëme të vogla materiale.
Nga hetimet penale të karakterit paraprak rezulton se kryerësit e aktit kriminal ishin dy veta të pamaskuar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






___.png)



















Comments