AKSIDENT TRAGJIK AUTOMOBILISTIK NË AKSIN TIRANË-DURRËS PRANË VENDIT TË NJOHUR SI “QAFË-KASHAR” | I VDEKUR MBETI GËZIM MUÇAJ: TË PLAGOSUR MBETËN EDUART RIPA; ERVIN QIRA; SHKËLQIM DOÇI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 17
- 2 min read
Updated: Feb 19

Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Policisë së Shtetit konstatuan se një aksident automobilistik ngjau në aksin Tiranë-Durrës, pranë vendit të njohur si “Qafë-Kashar”.
I vdekur mbeti z. Gëzim Muçaj, me moshë 28 vjeç (drejtuesi automjeti).
Të plagosur mbetën:
1- Z. Eduart Ripa, me moshë 61 vjeç.
2- Z. Ervin Qira, me moshë 40 vjeç.
3- Z. Shkëlqim Doçi, me moshë 65 vjeç.
Aksidenti ngjau rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”.
Viktima ishte drejtues i një fugoni që fillimisht u përplas me trafikndarësen.
Pas aksidentit, ai së bashku me tre pasagjerët në automjet, z. Eduart Ripa, z. Ervin Qira dhe z. Shkëlqim Doçi dolën në rrugë për të parë dëmet që i ishin shkaktuar fugonit.
Gjatë kohës që po qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti që drejtohej nga z. Ismail Laçe, i cili, u shoqërua në komisariatin vendor të Policisë së Shtetit.
Si pasojë e aksidentit të dytë, Gëzim Muçaj vdiq në vendin e ngjarjes.
Tre pasagjerët mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës.
Viktima dhe tre të plagosurit në momentin e aksidentit po shkonin në punë.
Viktima Muçaj ishte nga Zall Bastari dhe punonte me automjetet e tonazhit të rëndë.
Ai kishte lindur pas 6 motrave dhe për këtë gëzim të madh që i solli familjes Muçaj, prindërit ia kishin vendosur emrin Gëzim. Ai jetonte në Kamëz dhe më parë ka punuar edhe si faturino për autobusët e kësaj linje.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Commenti