AKSIDENT NË AUTOSTRADËN “RROGOZHINË-LUSHNJË” NË AFËRSI TË FSHATIT DUSHK | 3 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 20
- 1 min read

Fshati Dushk, Lushnje, Shqipëri | Një aksident rrugor ngjau në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë (në afërsi të fshatit Dushk).
Dy automjete janë përplasur me një kamionçinë.
Përplasja ishte e fortë dhe për pasojë kamionçina doli nga rruga.
Të plagosur mbetën dy drejtuesit e automjeteve dhe një bashkëudhëtar të cilët po marrin trajtim shëndetësor në spitalin rajonal të Lushnjës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments