top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENT NË AKSIN LEZHË-SHKODËR: AUTOMJETI I USHTRISË U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK | 6 USHTARAKË TË REPARTIT TË VAUT TË DEJËS MBETËN TË PLAGOSUR.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Shkodër, Shqipëri | 6 ushtarakë të repartit të Vaut të Dejës mbetën të plagosur në një aksident rrugor.

 

Aksidenti ngjau në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.

 

Automjeti i repartit ushtarak Vau i Dejës është përplasur me një autobot.

 

Për pasojë janë lënduar 6 ushtarakë, të cilët aktualisht ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

 

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

 

Njoftim | Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P.

 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

 

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

 

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page