top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENT AUTOMOBILISTIK TE “KËTHESA E VRIONIT” NË GJIROKASTËR: 1 AUTOMJET CIVIL U PËRPLAS ME NJË AUTOMJET USHTARAK | I VDEKUR MBETI PANDELI (PANO) KALANDERI I NJOHUR SI TREGTAR VERËRASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 17
  • 1 min read

Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se një aksident automobilistik ngjau në “Kthesën e Viroit”, në Gjirokastër.

 

Një automjet civil u përplas me një automjet ushtarak, me bilanc dy të vdekur.

 

Njëri prej të cilëve z. Pandeli (Pano) Kalanderi, i njohur si tregtar i verërash.

 

Njoftim | Rreth orës 14:00, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit", automjeti tip "Volkswagen Cady" me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip "Mad" (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

 

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen Cady", shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.

 

Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page