
Rugovë, Kosovë | Një aksident automobilistik ngjau në fshatin Shkrel të Rugovës.
Një autobus ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë 17 pasagjerë kanë pësuar lëndime fizike.
Lajmi është konfirmuar nga Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, i cili, tha se të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Njoftim | Rreth orës 00:50, Policia mori informacionin për një vetaksident në fshatin Shkrel, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Si pasojë, 17 persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal, tha z. Rugova.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments