top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË TOPOJË TË SEMANIT: VLADIMIR SEMA ISHTE DUKE UDHËTUAR ME MOTOMJET KUR U PËRPLAS NGA NJË AUTOMJET | VDIQ.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Fshati Topojë, Seman, Fier, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në Topojë.

 

Për pasojë vdiq z. Vladimir Sema.

 

Një automjet tip “Mercedez-Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga z. Vladimir Sema.

 

Motomjeti ka përfunduar në kanal, ndërsa drejtuesi i tij, z. Vladimir Sema, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

 

Njoftim | Rreth orës 10:50, në fshatin Topojë, Fier, shtetasi A.M, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. S..

 

Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. S., ka humbur jetën.

 

Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page